Një 19-vjeçar është rrëzuar nga kati i dytë i një resorti turistik në Ksamil.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Fillimisht 19-vjeçari është dërguar në spitalin e Sarandës, dhe më pas është nisur drejt "Traumës" në Tiranë për mjekim të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në
Ksamil. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.