Një kamion është përmbysur ditën ne sotme në aksin rrugor Lozhan-Strelcë duke lënë të plagosur dy persona.
Policia thotë se shoferi ka humbur kontrollin teksa kamioni është batuar në rrugë. Dy personat e plagosur janë pasagjerë.
Ata janë transportuar në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:50, në aksin rrugor "Lozhan-Strelcë", automjeti kamion me drejtues shtetasin F. H., rreth 26 vjeç, banues në Libonik, Maliq, është batuar në rrugë, për shkak se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.
Si pasojë, janë dëmtuar 2 pasagjerë që lëviznin në këtë automjet, shtetasit F. Ll., rreth 57 vjeç, banues në Strelcë, Maliq dhe shtetasi V. S., rreth 60 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, shtetasi F. H. u shoqërua në ambientet e Policisë, për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.