Aksident në Shkodër-Lezhë, përplasen dy makina

9 August 2023, 19:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Shkodër-Lezhë, përplasen dy makina
Pamje nga aksidenti


Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, pranë kryqëzimit të Gjadrit.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, një "Audi" dhe një "Volksëagen". Për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferët e makinave.

Shkak dyshohet se është bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.


Video