Importuesit e plehrave kimike ankohen: U gjobitëm pa fakte

29 March 2022, 18:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Importuesit e plehrave kimike ankohen: U gjobitëm pa fakte

Shoqata e importuesve dhe tregtuesve të plehrave kimike kanë akuzuar Autoritetin e Konkurrencës se i ka gjobitur pa pasur prova e fakte dhe janë ankuar në Gjykatën Administrative të Tiranës kundër këtij vendimi.

Por, Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar duke deklaruar se në vendosjen e gjobave ka zbatuar ligjin.

“Ky vendim nuk erdhi nga rastësia, por si pasojë e një procedure hetimi të plotë e të gjithanshëm, të filluar nga AK gati një vit më parë (mars 2021)”, thotë Konkurrenca.

Në reagimin e gjatë, Autoriteti i Konkurrencës u është përgjigjur edhe akuzave se ka aplikuar masën më të vogël të gjobës nga parashikimet që i jep ligji. Konkurrenca deklaron se gjoba vendoset në bazë të xhiros vjetor që kompania ka bërë me produktin në objekt hetimi.

“Pra, me “xhiro”, sipas rregullores, përcaktohet xhiro ne tregun nen hetim dhe jo krejt xhiroja që mund të bëje një ndërmarrje, e cila shet edhe miell, edhe drithra, edhe vaj, sheqer, ushqime për kafshe, etj., (si p.sh. një nga kompanitë e gjobitura).. Nëse një sipërmarrje cenon konkurrencën ne tregun e plehrave kimike, s’ka pse të gjobitet për shitjet/sjelljen në produktet e tjera që tregton. Do të ishte thjesht e padrejtë. Kjo metodologji ndiqet nga çdo autoritet konkurrence me të cilat bashkëpunon AK”, thuhet në deklaratë.


Video