“Benzi” përplas motorin, ndërron jetë 50-vjeçari

29 March 2022, 17:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Benzi” përplas motorin, ndërron jetë
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjes.

Tomorr Zeqo, 50 vjeç, po lëvizte me një motor dhe është përplasur nga një automjet tip “Benz”.

Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë autoritetet kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit, një 31-vjeçar me iniciale A.V.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të saj.


Video