Atentati në Elbasan, kjo është BMW-ja ku u zbrazën plumbat (VIDEO)

29 March 2022, 18:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Atentati në Elbasan, kjo është BMW-ja ku u zbrazën plumbat

Breshëri plumbash raportohen të jenë zbrazur në drejtim të një automjeti tip BMW pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se automjeti ishte në lëvizje, kur persona ende të paidentifikuar hapën zjarr.

Nuk raportohet për persona të lënduar paraprakisht.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, tek kryqëzimi i Urës së Zezë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Pak metra më poshtë vendit ku janë dëgjuar të shtënat është gjendur i braktisur mjeti tip BMW, ngjyrë e zezë, me xhama të thyer e goma të shpuara, si dhe targat janë deklaruar të vjedhura në Durrës më datë 18.04.2021.


Mjeti është gjetur i braktisur.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën si dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 


Video