Atentati me tritol makinës në Tiranë, hetohet e shkuara e viktimës: Është dyshuar si vrasës me pagesë

11 June 2022, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati me tritol makinës në Tiranë, hetohet e shkuara e
Pamje nga vendi i ngjarjes ku shpërtheu në ecje makina e 27-vjecarit Aleksandër Sadikaj

Në makinën e Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç, që humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu dyshohet se është vendosur një sasi e konsiderueshme lënde shpërthyese, që është aktivizuar me telekomandë nga distanca.

Kjo mësohet paraprakisht nga policia, nisur nga dëmi i shkaktuar në automjet, që është shkrumbuar thuajse plotësisht.

Në lidhje me motivet e atentatit është ende herët për të folur, por kanë nisur veprimet hetimore për të shkuarën e viktimës me origjinë nga Berati, që është akuzuar si vrasës me pagesë, sipas disa burimeve.

Pista kryesore ku po heton grupi hetimor është një ngjarje e viteve më parë, për të cilën 27 vjeçari që ndërroi jetë sot është ndaluar nga Policia. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në një vrasje që më pas ka mbetur në tentativë, por është lënë i lirë për mungesë provash dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë.

Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt u krye pas mesditë në afërsi të TEG-ut në Tiranë. Fillimisht 27-vjeçari u raportua i plagosur dhe më vonë ndërroi jetë në spital.


Video