Arben Kraja emëron Altin Dumanin zv.Drejtues të SPAK

11 June 2022, 10:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Kraja emëron Altin Dumanin zv.Drejtues të SPAK
Prokurori Altin Dumani

Arben Kraja ka emëruar Altin Dumanin si zv.drejtues të Prokurorisë së Posaçme me një afat dyvjeçar.

Posti i zv.drejtuesit ka qenë vakant deri më tani. Por, emërimi i Dumanit i paraprin mundësisë së krijimit të një vakance në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, nisur nga fakti që këtë vit mandati i Arben Krajës si drejtues përfundon.

Dumani u përzgjodh nga Kraja pasi siç thuhet në njoftimin e SPAK, prokurorët e posaçëm e propozuan emrin e tij në mënyrë unanime.

Altin Dumani ishte në garë me Arben Krajën në 2019-n për postin e drejtimit të SPAK. Por, në përfundim të vendimit të KLP-së u zgjodh Kraja.


Video