Daniele Bedini nuk e dinte, por ndërsa po vriste Nevila Pjetrin me gjakftohtësinë e një seriali killeri, po filmohej.
Bëhet fjalë për një kamera sigurie me mikrofon, e cila ndodhej poshtë një biznesi në Marinella di Sarzana, që e ka kapur pas mesnate 32-vjeçarin, natën mes të shtunës dhe të dielës, orar që përputhet me kohën e vrasjes, teksa kalonte me një kamionçinë të bardhë.
Me të ndodhej një grua e veshur me ngjyra të hapura. Gjithçka sugjeron se bëhej fjalë për punonjësen e seksit, Nevila Pjetri.
Corriere della Sera, që citon hetuesit italianë, shkruan se pamjet janë tronditëse. Bëhet fjalë për një ekzekutim të mirëfilltë. Bedini e detyron prostitutën shqiptare të ulej në gjunjë dhe më pas e vrau me pistoletë.
32-vjeçari dyshohet se brenda atyre 24 orëve vrau edhe transin Camilla Bertolotti, trupi i së cilës u gjet 24 orë më vonë.
Videoja në fjalë, shkruajnë mediat italiane, është në dorë të hetuesve, së bashku me pamjet e kamerave të sigurisë nga shtëpia e Bedinit.
Ai mësohet se është filmuar teksa zbret nga kamionçina rreth orës 06:00 të mëngjesit të së dielës, pasi ishte zbuluar trupi i Nevila Pjetrit në zonën e Parmignola. Një tjetër detaj që del në dritë është se 35-vjeçarja u vra me 3 plumba pistolete, e jo 2 siç është raportuar deri më tani.