Mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22 e 35 minuta, nën kërcënimin e armëve është grabitur një makinë tip “Audi”.
Mësohet se dy të rinj vlonjatë të cilët po shkonin nga Vlora në Tiranë, kanë ndalur në afërsi të kolegjit turk në Durrës për të pirë një cigare dhe kanë dalë nga makina.
Ndërkohë një makinë tjetër tip BMW me targa italiane ka ndaluar pas makinës së vlonjatëve. Menjëherë nga BMW kanë dalë dy persona me maska covidi dhe kapele, dhe nën kërcënimin e pistoletave që ua kanë vendos në kokë dhe i kanë shtrirë në shesh.
Më pas dy të rinjve, personat e armatosur iu kanë grabitur makinën tip “Audi A 7” dhe janë larguar me makinën e grabitur dhe makinën e tyre, duke i lënë në rrugë dy djemtë nga Vlora.
Këta të fundit më pas kanë bërë kallëzim në drejtorinë e policisë së Durrësit.