Dy pista hetimi për vrasjen e rojes në Fier

11 June 2022, 09:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy pista hetimi për vrasjen e rojes në Fier
Vendi ku u gjet i vrarë 67-vjecari në Fier

Policia ka grumbulluar provat në vendngjarje, si dhe po mbledh dëshmi në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Petraq Gjika, mes përpjekjeve për ta orientuar në një pistë hetimin.

Aktualisht janë dy pista që po hetohen, ajo e vrasjes për hakmarrje, pasi viktima ka mbetur i plagosur po me thikë në 2018-n në një lokal të lagjes dhe pista tjetër e grabitjes.

Paraprakisht, dyshohet se personi që ka goditur Gjikën me thikë është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Mbetet për t’u verifikuar nëse vrasja e Gjikës erdhi për shkak të një konflikti të çastit apo për shkaqe të tjera që mund të lidhen me ndonjë aktivitet të paligjshëm.

Fakt është se 67-vjeçari ishte goditur me thikë edhe katër vite më parë në lokalin e fshatit teksa ishte duke pirë kafe aty.


Video