Drejtuesi i mjetit që shpërtheu në ecje e sipër në afërsi të TEG-ut në Tiranë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia njofton se 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj ka ndërruar jetë në spital.
Paraprakisht dyshohet se makinës i është vendosur tritol, që është aktivizuar me telekomandë në ecje. Kjo ngre dyshime të policisë se autorët e mundshëm kanë qenë pranë mjetit të viktimës kur e kanë shtypur butonin.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip "Benz", në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:
Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.