Një automjet ka shpërthyer në ecje e sipër në rrugën e Sauk-TEG, duke dëmtuar drejtuesin.
Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si shtetasi Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca.
Paraprakisht nuk dihen arsyet e shpërthimit të mjetit, nëse bëhet fjalë për defekt teknik, apo i është vendosur ndonjë lëndë plasëse.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

