Një përleshje e ashpër mes dhjetëra romëve dhe shqiptarëve është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në perëndim të Selanikut.
Mediat fqinje raportojnë se shkaku i sherrit ka qenë zënka mes të miturve, ku më pas janë përfshirë edhe familjarët e tyre. Fillimisht ishin gratë që u kapën mes tyre ndërsa gjithçka precipitoi ku në sherr u përfshinë më shumë se 20 persona.
Në sherrin mes familjeve që zgjati rreth një orë, ata kanë përdorur gurë, shishe dhe sende të tjera për të goditur njëri-tjetrin.
Banorët e frikësuar kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje me forca të shumta. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dy vetë dhe deri më tani policia ka arrestuar katër persona. Familjarët e përfshirë në sherr janë përplasur edhe me policinë.
Sipas banorëve të zonës kjo nuk është hera e parë që të njëjtit njerëz janë përfshirë në sherre mes tyre dhe druhen se do të ketë të tjera përplasje.