Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dëshmoi sot në SPAK. Ai qëndroi për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, teksa u paraqit pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Pas daljes nga SPAK, Leli nuk dha shumë detaje për gazetarët, por tha shkurtimisht se ata duhet të pyesnin SPAK-un për më shumë informacione.
Madjem, siç shihet në videon e mëposhtme, Leli e ka patur me shumë nxitim për të ikur dhe gazetarët e ndjekin me vrap për t'i marrë qoftë e një deklaratë të shkurtër.