47-vjeçari tenton të digjet me benzinë, çfarë dyshohet

22 July 2022, 18:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
47-vjeçari tenton të digjet me benzinë, çfarë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Sh.Sh., 47 vjeç, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse benzinë. Dyshohet se ai e ka marrë këtë akt në kushte të rënduara psikologjike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në afërsi të spitalit të Delvinës. 47 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video