Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 53-vjeçar është gjetur i pa shenja jete në Gjirokastër, në një objekt të pabanuar. Autoritetet bëjnë me dije se viktima është shtetasi me inicialet E. Xh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen "11 Janari". Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.