Ish-ministri Lefter Koka shtrohet me urgjencë në spital

15 February 2023, 13:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-ministri Lefter Koka shtrohet me urgjencë në spital

Lefter Koka shtrohet me urgjencë në spital. Burime për VoxNews dhanë se ish-ministri është larguar nga seanca me gjyqësore me orë të zgjatura, pasi ka pasur kriza zemre.

Kjo është dita e dytë e seancave maratonë për inceneratorin e Fierit, ku ishin të pranishëm edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako. Ata përmes avokatëve të tyre po paraqesin pretendimet për akuzat e ngritura nga SPAK.

Sipas informacioneve brenda senacës ish-ministri Lefter Koka ka deklaruar se nuk mund të merret parasysh kallëzimi i Monika Kryemadhit.

Lefter Koka: Nuk e kuptoj si prokuroria mund të marrë parasysh kallzimin e Monika Kryemadhit, dhe të mjaftohet duke arrestuar qytetarë të pafajshëm. I kam shërbyer vendit me besnikëri dhe në mënyrë ligjore.

Mirë që un u dogja dhe do dënohem por gjykata duhet të tregojë dinjitet dhe mos të arrestojë qytetarë të pafajshëm.

Një ditë më parë, GJKKO vendosi shtyrjen e seancës paraprake edhe për inceneratorin e Elbasanit pasi dëgjoi pretendimet e të pandehurve.


Video