Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e djeshme një banesë në Shkodër dhe për pasojë 60-vjeçari Kapllan Nasufi ka ndërruar jetë.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, Naslie Nasufi, 59 vjeç, ka përuar djegie të shumta dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Banesa i përket komunitetit rom dhe ndodhet pranë urës së Bunës.
Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërsa është bërë e mundur shuarja e flakëve nga ana e zjarrfikëses. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.