
Një efektiv policie në Komisariatin e Pogradecit, i identifikuar si Gjergj Riza ka dhunuar një qytetar. Ngjarja ka ndodhur në shkallët e një pallati.
Pamjet e publikuara në media tregojnë Rizën që kap nga fyti Klajdi Narollin dhe e qëllon me shuplaka. E gjithë skena është e filmuar nga kamera e sigurisë së një shtëpie, në katin e parë të pallatit.
"Më vraftë Allahu, nuk bëj gjëra të tilla, kam nënë, kam motër....për Zotin. Mos gjuaj më se do të të shikojnë te kamerat,"- dëgjohet të thotë Narolli në video.
Video e marrë nga Dosja:
"Ec more legen....b***m***,"- shton efektivi Riza dhe i gjuan me shkelma nga pas duke e shtyrë nëpër shkallë.
Arsyet e këtij dhunimi nuk dihen ende nuk nga ana e Policisë së Pogradecit nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.