E reja përplaset për vdekje në Durrës, prej mbi 24 orësh ende e paidentifikuar

15 February 2023, 16:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E reja përplaset për vdekje në Durrës, prej mbi 24
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e djeshëm në Durrës. Një automjet ka përplasur një këmbësore rreth moshës 30–35 vjeçe, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se kanë arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë. Edhe pse kanë kaluar mbi 24 orë, autoritetet policore ende nuk e kanë identifikuar viktimën.

Materialet procedurale për arrestimin e shoferit i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video