Sekuestrohen 34 pasuritë e Ervis Martinajt

15 February 2023, 13:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sekuestrohen 34 pasuritë e Ervis Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë urdhër për sekuestrimin e pasurive të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurinsë së Martinaj dhe familjarëve të tij, që janë rreth 34, pasuri e palujtshme, prona etj. Aksioni më së shumti do të jetë i përqëndruar në Lezhë dhe Fushë Kuqe.

Biznesmeni i basteve rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe nga mbrëmja e datës 9 për të nuk ka asnjë informacion. Ka pasur raportime se është vetë-zhdukur për t’ju shpëtuar kundërshtarëve, ndërsa vetë familjarët kanë akuzuar shtetin se ka dorë në vrasjen e 40 vjeçarit.

Kujtojmë që në dhjetor dhe janar janë kryer kontrolle në shtëpinë e Martinajt si në Fushë Kuqe ashtu edhe në banesën që ka në Surrel. Kontrolle pati jo vetëm në shtëpinë e të shumëkërkuarit, por edhe në banesat e familjarëve të tij.


Video