Gjendet i vdekur shtetasi danez në Sarandë

18 Shtator 2023, 16:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një turist danez është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit në Sarandë.

Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet që 67-vjeçari danez të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr.1, Sarandë, në ambientet e hotelit ku qëndronte, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, shtetasi danez P. H., 67 vjeç”, bën me dije policia.

Sakaq, tre adoleshentë janë arrestuar në një tjetër ngjarje në Konispol, pasi kanë qëlluar me fishekzjarre dhe më pas kanë rrahur një person.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Xh. P., 19 vjeç, E. B., 19 vjeç dhe F. P., 21 vjeç, të tre banues në Konispol, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur lëndë piroteknike (fishekzjarre), në oborrin e banesës së shtetasit M. A., në Konsipol, të cilin më pas e kanë kanosur dhe e kanë goditur me grushte”, njofton policia.

Po ashtu, një 41-vjeçar nga Vlora është prangosur pasi ka rrahur me shkop dy 15-vjeçarë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim policor shtetasin S. M., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (shkop), dy shtetas 15 vjeç”, njofton policia.

Video