“Giro d’Italia” në Shqipëri, këto janë rrugët që do të bllokohen të shtunën në Tiranë

9 Maj 2025, 23:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Giro d’Italia sot ne Tirane

“Giro d’Italia” do të zhvillojë të shtunën etapën e dytë dhe që do të mbahet e gjitha në Tiranë. Policia e shtetit ka bërë një njoftim ku zbulon oraret dhe rrugët ku do të ndalohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve.

Ndalim parkimi 

Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00

Segmentet e rrugëve

Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

-Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00

Segmentet e rrugëv

-Sheshin “Skenderbej”;

-Rrugën “Urani Pano”;

-Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

-Rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

-Bulevardin “Gjergj Fishta”;

-Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

-Bulevardin “Bajram Curri”;

-Rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Rrugën “Lek Dugagjini”;

-Rrugën “Dervish Hima”;

-Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

-Rrugën “Abdyl Frashëri”;

-Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

-Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

“Giro d’Italia” në Shqipëri, këto janë

???Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

-Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);

-Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

“Giro d’Italia” në Shqipëri, këto janë

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:

-Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës????Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

-Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.

-Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit.

Video