
Pasi Voxnews raportoi ditën e sotme ankesën e një turisteje britanike që ankohej se ishte mashtruar nga restoranti “N’Carshi” te kalaja e Tiranës, ka ardhur edhe reagimi i restorantit në fjalë.
Turistja pretendonte në rrjetet sociale se restoranti "N'Çarshi", te Kalaja e Tiranës, i ka mbajtur një shumë të madhe prej 2,100 eurosh, në vend të 2,100 lekëve që kushtoi tavolina e tij.
Por restoranti në reagim bën me dije se ngatërresa ka ardhur për shkak të një gabimi në zgjedhjen e monedhës, ndërsa thekson se ka qenë në kontakt me klienten. Sipas restorantit, është bërë menjëherë kërkesa për rimbursimin e shumës.
Reagimi i restorantit N’Carshi për VoxNews:
Ne vijim te lajmit tuaj te publikuar diten e sotme per faturen e mbajtur nga lokali yne N’Carshi meposhte po ju japim edhe ne anen tone per te sqaruar situaten.
Diten e shtune dt 3 mars per klienten ne fjale kamarieri yne ne momentin e pageses me pos ka bere 1 gabim ne zgjedhjen e monedhes dhe ne vend qe te faturonte 2100 leke ka faturuar 2100 euro. Ky gabim eshte evidentuar nga menaxheri i lokalit dhe te nesermen zonja ka ardhur prane ambienteve te lokalit tone per te bere ankimimin. Pasi i eshte kerkuar ndjese dhe dhene kontaktet me ekonomisten e biznesit i eshte bere me dije qe kerkesa per rimbursimin e shumes do te behej menjehere diten e hene. Sic do te shikoni edhe ne fotot bashkangjitur ketij emaili bankes i eshte komunikuar qe te ktheje menjehere shumen. Diten e sotme zonja angleze na ka kerkuar kuponin tatimor per tia paraqitur bankes se saj dhe i eshte derguar brenda nje kohe shume te shkurter sic do te shikoni nga foto ne attach. Sic ju komunikua zonjes ashtu dua tiu bej me dije dhe ju se bankat po punojne me njera tjetren ne zgjidhjen e problemit dhe kthimit te shumes se mare gabimisht , por sic mund ta dini dhe ju per shkak te ligjeve keto banka duan koherat e tyre teknike per kthimin. Dua tiu bej me dije se perpos gabimit te ndodhur nga ana jone ne zgjedhjen e monedhes ne paisjen poss kemi qene gjithnje shume bashkepunues dhe gjithmone ne kontakt me personin. Nuk eshte ne politikat tone demtimi i klienteve dhe mbajtja e parave qe nuk jane te fituara me punen tone.
Do ishim shume mirenjohes nese do te mernit ne konsiderate dhe anen tone ne paraqitjen e lajmeve dhe jemi ne dispozicionin tuaj per cdo sqarim te metejshem.
Me Respekt,
N’Carshi