Atentati në Fushë-Krujë ndaj Gentian Bejtjas, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar

9 Maj 2025, 13:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gentjan Bejtja

Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas, ngjarje e shënuar në mars të 2024 në Larushk të Fushë-Krujës.

Të pandehur në këtë proces janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, ndërsa në kërkim ndërkombëtar vijojn të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai.

Në seancën e kësaj të premte, mungoi Ilir Beqaraj i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.

Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet.

Para se ta vrisnin, Gentjan Bejtjas iu bënë disa sulme me armë, ku në korrik të 2023, dyshohet se në tentativë për ta vrarë, nga të shtanat, humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën 2 djemtë e mitur të Bejtjas. Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka

Video