“Bosi” i trafikut të drogës në Gjermani, SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

9 Maj 2025, 10:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Islam Sefës

Prokuroria e Posaçme dha konkluzionet përfundimtare për Islam Sefën, i akuzuar për trafikimin e 912 kilogramë drogë nga Shqipëria drejt Gjermanisë, duke kërkuar dënimin e tij me 17 vite burg.

Në rast se Sefa shpallet fajtor nga GJKKO, dënimi i tij zbret në 11 vite e 4 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai u arrestua në korrik të vitit të kaluar pranë Prokurorisë së Posaçme, pasi u konstatua nga agjentët e BKH në një lokal pranë organit të akuzës.

SPAK e akuzon Sefën se ai është drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës nga Shqipëria në Gjermani, në vlerën e 3.3 milionë eurove.

Nga hetimet ka rezultuar se  grupi kriminal, ku bënte pjesë edhe Islam Sefa, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuana.

Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregtohej në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Video