Aksident në "Korçë-Ersekë", plagoset rëndë shoferi

8 Maj 2025, 21:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte, rreth orës 20:35 në aksin rrugor “Korçë- Ersekë”, në fshatin Dvoran.

Policia raporton se shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rënd shoferi V.Sh., i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritke.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi: 

Rreth orës 20:35 në aksin rrugor "Korçë- Ersekë", në fshatin Dvoran, shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi V. Sh., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Video