SPAK me linjë të gjelbër, ja ku mund të telefononi pa pagesë për denoncimin e krimeve zgjedhore

9 Maj 2025, 17:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur një numër telefoni pa pagesë në shërbim të qytetarëve për denoncimin e krimeve zgjedhore gjatë ditës së votimeve.

"Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjatë ditës së zgjedhjeve, nga ora 07:00 deri në 19:00, vë në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër", njofton SPAK.

Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH-së janë angazhuar në terren gjatë fushatës zgjedhore, dhe do të vijojnë të monitorojnë procesin për parregullsi, teksa kanë regjistruar dhjetra procedime dhe denoncime për krime zgjedhore, në bashkëpunim edhe me prokuroritë në rrethe.

Numri i SPAK për denoncimin e krimeve zgjedhore:

SPAK me linjë të gjelbër, ja ku mund të telefononi pa

Video