Gërdeci/ Shtyhet sërish gjyqi për Fatmir Mediun!

9 Maj 2023, 14:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Është shtyrë sërish gjyqi për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është marrë i pandehur për çështjen “Gërdeci”.

Mësohet se shkak është bërë mungesa e avokatëve të kreut të Partisë Republikane.

Ata janë nuk janë paraqitur në seancë me arsyetimin e se kanë angazhime të tjera. Seanca gjyqësore e radhës do zhvillohet në datën 24 maj në orën 12:00.

Mediu u mor i pandehur nga SPAK i cili mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim çështjen ndaj ish ministrit, në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Gërdec.

Në njoftimin e SPAK thuhej se në përfundim të hetimeve është vendosur që çështja të dërgohet në GJKKO, me akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim.


Video