Dosja "Gërdeci", pritet sot pretenca ndaj Mediut

9 May 2023, 14:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja "Gërdeci", pritet sot pretenca ndaj Mediut
Fatmir Mediu

Ditën e sotme në orën 14:00 është seanca e radhës për Fatmir Mediun për çështjen e Gërdecit. Prokuroria pritet të lexojë konkluzionet përfundimtare për Mediun që e ka marrë të pandehur për dy vepra penale.

Ndërkohë, Zamira Durda, nëna e një prej viktimave, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatë për t’i bërë pjesë e procesit. Gjykata e Posaçme më herët nuk pranoi që familjarët e viktimave të Gërdecit të ishin pjesë e procesit.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak dhe Prokurorët e SPAK nuk formuluan akuzë të re, as prova apo hetim të ri.


Video