
Tefta Malaj ka rrëfyer se masakra që ndodhi në banesën e tyre, ku i shoqi goditi për vdekje me thikë vajzën e tyre Xhesikën, është filmuar nga kamerat.
Ajo tregoi se kamerat i kishin vendosur rreth një vit më përpara për shkak të një problemi që kishin, ndërsa rrëfeu se i shoqi, Taualnt Malaj e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht të bijën.
“Atë natë erdhi, doli vonë. Më pas diskutuam pak, për disa gjëra që do t’i them më vonë, pasi të zbardhet ngjarja. Kishim kamera në shtëpi, për një problem i kishim, na duheshin. Kamerat kam gati një 1 vit që i kam vendosur. Është filmuar çdo gjë”, tha ajo për emisionin “Me zemër të hapur”.
Tefta Malaj tregoi se i shoqi fillimisht tentoi të therte djalin e tyre 5-vjeçar, por ajo arriti të shpëtonte.
Ndërsa vajzën, sipas saj, e vrau për shkak se 16-vjeçarja nuk e donte të atin dhe nuk i fliste prej rreth 2 vitesh për shkak se ai e kishte ngacmuar seksualisht.
“Ai punonte natën. Atë natë ishte pushim. Po flinim të gjithë, nuk e ndjeva që të dilte. Mori djalin të parin, do therte djalin. E ndjeva. I dola djalit për ta shpëtuar. Pastaj më goditi disa herë me thikë në shumë vende. Se di.. Na goditi me thikë, me shkelma dhe na filmonte. Dëgjoi zhurmë.. Vajzën se ka dashur. Do i them disa gjëra më tutje. Kur të shërohem do ja nxjerr. Kam prova dhe fakte. Unë ngela në krevat. Vajza ishte në kuzhinë, shtrirë përtokë. Shkoi dhe i hyri me shkelma dhe thikë. Ajo u ngrit dhe ishte në sallon. Kishim kamera në shtëpi, për një problem i kishim vënë, na duheshin”, tregoi Malaj.
Ajo mohoi akuzat e të shoqit se e kishte tradhtuar me Massimo De Santis, i cili po ashtu u masakrua nga Taulant Malaj atë natë në korridorin në hyrje të pallatit.