“Ishte një monstër”, trondit Tefta Malaj: Bashkëshorti e ka ngacmuar seksualisht vajzën, e prekte…

9 May 2023, 12:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Ishte një monstër”, trondit Tefta Malaj:

Tefta Malaj ka tronditur me dëshminë e saj, teksa deklaroi se i shoqi, Taulant vrau vajzën e tyre 16-vjeçare sepse ajo nuk e donte.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, nga shtrati i spitalit rrëfeu se “ai ishte një monstër”.

Tefta Malaj rrëfeu se 45-vjeçari e kishte ngacmuar seksualisht shumë herë vajzën dhe “ajo nuk e donte më, ndaj e vrau”.

“Ishte një mostër, me atë që bëri 2 vite më para nuk ka as burgu që ta mbante. Ka bërë veprim të turpshëm brenda familjes, ka ngacmuar vajzën seksualisht.

Nuk e kam denoncuar, nuk ka ndodhur vetëm 1 herë apo 2 herë, e ka ngacmuar.

Vajza nuk e donte më, ndaj e vrau. Jo vetëm i shkatërroi jetën vajzës, por edhe e vrau. Prej 2 vitesh ajo nuk i fliste të atit. Nuk e denoncoi duke menduar se del nami i vajzës.

Familjarët e mi nuk e dinë këtë gjë, askush nuk e di”, tha ajo.


Video