Tre aksidente brenda pak minutash në aksin Prrenjas-Pogradec

9 May 2023, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tre aksidente brenda pak minutash në aksin Prrenjas-Pogradec
Pamje nga aksidenti

3 aksidente janë shënuar në minutat e fundit në aksin Pogradec-Prrenjas.

Dy mjete janë përplasur mes tyre në Pojskë të Pogradecit, një kamion ka dalë nga rruga në Qafë Thanë dhe dy mjete, një kamion dhe një autoveturë, janë përplasur në afërsi të Prrenjasit.

Ende nuk ka njoftime për të plagosur.

Në vendngjarjet kanë shkuar shërbimet e policisë për të përcaktuar shkaqet e këtyre aksidenteve.


Video