Si u kap vrasësi i Ardian Nikulaj në Marok, dyshohet se u largua me ID false

8 May 2023, 23:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si u kap vrasësi i Ardian Nikulaj në Marok, dyshohet se u largua me ID
Ruben Saraiva,vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj

Ruben Saraiva, shtetasi portugez i dyshuar si vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj, në Shëngjin, dyshohet se është larguar nga Shqipëria me dokumente false.

Sipas burimeve nga policia, ai u arrestua këtë të hënë në Marok, i ulur vetëm në një lokal.

Forcat e policisë i kanë ushtruar një kontroll fizik Saraivës, ndërsa nuk i janë gjetur dokumente false apo armë zjarri me vete. Tashmë edhe ndaj tij do të nisin procedurat për ekstradim drejt vendit tonë, ku edhe do të përballet me akuzën e vrasjes ndaj 51-vjeçarit, Ardian Nikulaj. Ky i fundit u ekzekutua pak javë më parë në ambientet e lokalit të tij, ngjarje kjo sipas policisë, e organizuar për gjakmarrje.

Sipas informacioneve, Edmond Haxhia dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.


Video