Tre turistë çek bllokohen në malin e Jezercës, shpëtohen nga helikopteri “Cougar”

8 May 2023, 21:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tre turistë çek bllokohen në malin e Jezercës,
3 turistë çek bllokohen në malin e Jezercës

Tre turistë janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shprehet se në drejtim të turistëve u dërgua një helikopter “Cougar”.

“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës”, njoftoi Peleshi.

Sipas ministrit, turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, tha ai.


Video