Fëmijët që vijnë nga shtresat vulnerabël si romët dhe egjiptianët të cilët janë të ekspozuar në rrugë, janë risk edhe për tu trafikuar jashtë Shqipërisë, madje më risk për tu përdorur edhe për trafikim organesh.
VoxNews u takua me Farizin që e gjetëm në zonën e bulevardit të ri në kryeyqtet, i cili është vetëm 13 vjec, dhe detyrohet cdo ditë të lyp në kryqëzimet e kryeqyteti për të siguruar ushqimin për vetën dhe 7 anëtarët e tjerë të familjes.
Ai është detyruar të braktisë shkollën për të siguruar ato pak të holla, ndërsa tregon se disa muaj ka emigruar jashtë vendi bashkë me familjen, por pasi janë rikthyer në Shqipëri ka nisur sërish të lyp për shkak të pamundëisë ekonomike të prindërve.
Rastet kur trafikimi është i lokalizuar brenda kufijve të Shqipërisë janë në rritje, ndërsa sfida është për institucionet që të godasin këtë veprimtari të paligjshme.
Ndonëse më të pakta në numër, nuk mungojnë rastet e trafikimit të qënieve njerëzore jashtë vendit gjithashtu janë shqetësuese.
Të dhënat Unicef nga një artikull i botuar në Shkurt 2022:
Nga 30 të mbijetuarit(at) e intervistuar, 27 (90%) ishin femra dhe tre (10%) meshkuj.
Katërmbëdhjetë (47%) nga të mbijetuarit(at) e intervistuar ishin fëmijë në kohën e shfrytëzimit të tyre. Katër (13%) nga të mbijetuarit(at) e identifikuan veten se u përkisnin pakicave etnike (romë dhe egjiptianë) ndërsa 26 të tjerët (87%) e identifikuan veten si shqiptarë etnikë.
Nga të mbijetuarit(at), 23 (77%) prej tyre ishin trafikuar brenda vendit (d.m.th. në Shqipëri), zakonisht në qendrat kryesore urbane si Tirana, dhe dy (7%) ishin trafikuar më parë.
Nga të mbijetuarit(at), 23 (77%) ishin trafikuar për shfrytëzim seksual dhe shtatë (23%) për punë të detyruar, duke përfshirë aktivitete kriminale dhe lypje.
TRAFIKIMI NË PORTIN E DURRËSIT
16 persona, të gjithë të moshës 17 vjeç, nga Kosova kanë tentuar që të kalonin nga Porti i Durrësit në 17 Dhjetor 2022 drejt Italisë ku më pas do të kërkonin azil.
Plani ishte i mirëorganizuar, pasi ata ishin kamufluar si një ekip futbolli, por tentativa e tyre ka dështuar pasi janë zbuluar në Durrës. Në pranga kanë rënë 10 shtetas nga Kosova që janë prezantuar si trajnerë, fizioterapistë e ndihmës të ekipit.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të miturit dhe prindërit e tyre u kanë dhënë këtyre shtetasve, 3000-4000 euro, për t’i ndihmuar të miturit që të hynin në Itali, ku dyshohej se do të kërkonin më pas azil në Itali.
Shitja e fëmijëve kundrejt pagesës
Babai Embrah Nuredini është arrestuar, ndërsa për nënën shtatzënë ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Embrah Nuredini, 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në prokurori, për Xh. H., 25 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, njoftoi policia.
Në 6 shkurt 2022, këta dy shtetas janë shfaqur në një video të transmetuar gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke biseduar me një person tjetër, i infiltruar nga stafi i këtij emisioni, për të shitur foshnjën që mbante në bark bashkëshortja shtatzënë (Xh. H.), kundrejt shumës 5000 euro.
Vepra penale që rëndon mbi të akuzuarin është “Trafikimi i të miturve”, mbetur në tentative. Gjatë bisedës Emre Nuredini shprehet se “ kam gruan 5 muajshe shtatëzën, por akoma nuk e dimë gjininë e fëmijës”.
Madje sipas tij ai ishte nisur ditën që takoi gazetarët për të bërë edhe Eko-n për të mësuar gjininë e fëmijës. Por edhe pse nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen dhe gjininë e fëmijës në barkun e nënës, ata janë të gatshëm ta shesin.
Në prani edhe të bashkëshortes Emre bën pazar me të infiltruarit duke i kërkuar 5000 euro për fëmijën e palindur ende. “Nëse bini dakord çdo vizitë që do kryhet do jeni të pranishëm” shprehet babai shitës.
Kush janë trafikantët?
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi në vitin 2010 Kujtim Demirin me 15 vite burg me akuzën e Trafikimit të të miturve. Pas 13 vitesh në arrati në Greqi, vetëm me 23 Prill të këtij viti, 10 ditë më parë u bë i mundur arrestimi i tij, nga operacioni i koduar “Capital”, në bashkëpunim me policinë e Tiranës, Interpolin dhe autoritetet policore helene dhe pritet që të eskstradohet në shtetin tonë. 55 vjeçari trafikonte të mitur dhe i shfrytëzontë për të lypur në Greqi.
Ky është vetëm një nga rastet e fundit të bëra publike në media, ku të miturit trafikohen jashtë vendit me qëllim për të lypur.
Në shumë raste trafikantët janë persona të familjes, ose përsona të afërt të familjes që kanë lidhje gjaku me fëmijën.
Qëndrimi afër me fëmijën për shkak të lidhjes së gjakut që ka, e bën më të vështirë zbulimimin nëse ai është një trafikant.
Sigurimi i lehtë i një prokurë nga prindërit, që në disa sutuata nuk kanë informacionin e duhur apo janë persona që nuk din rrezikun, lëshojnë një prokurë dhe përmes këtij dokumenti trafkikanti e ka të lehtë të arrijë objektivin për të nxjerrë jashtë kufijve fëmijën.
Çfarë parashikon ligji:
Neni 128/B në Kodin Penal parashikohen dënimë të rënda për trafikuesit. Rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e të miturve me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të të miturve dënohen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike të të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet./VoxNews