Aksident tragjik, shqiptari humb jetën në "lule të rinisë"

8 May 2023, 16:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik, shqiptari humb jetën në "lule të
Foto ilustruese

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik të regjistruar rreth orës 23.30 të mbrëmjes së djeshme në Imola të Italisë.

Sipas mediave lokale, ai ishte pasagjer në bordin e një mjeti tip “Benz CLK” që doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

24-vjeçari, i cili ishte në sediljen e përparme, u nxor pa jetë nga ekipet e shpëtimit.

Shoferi, një 23-vjeçar gjithashtu shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme, mbetën të plagosur.

Një hetim ka nisur nga autoritetet italiane për zbardhjen e rrethana të plota të aksidentit, teksa identiteti  i viktimës nuk bëhet i ditur nga raportimet mediatike.


Video