Janë zbardhur detaje të reja nga braktisja e foshnjës në plazhin e Golemit nga 22-vjeçarja nga Durrësi me inicialet D.S., e cila është shpallur në kërkim nga Policia.
Burime bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që 22-vjeçarja braktis fëmijët e saj. Mësohet se para pak kohësh e reja ka braktisur fëmijën e saj 3 vjeç, që tashmë ndodhet në kujdes të shërbimit social.
Të shtunën mbrëma, 22-vjeçarja braktisi dhe foshnjën tjetër të saj rreth 2 muajsh, të cilin e kishte lënë pranë një shkurre në plazhin e Golemit, të mbështjellë me një batanije.
Foshnja u gjet nga një kalimtar i rastit dhe e ka marrë e ka çuar në plazhin e Durrësit dhe foshnja gëzon shëndet të plotë.
Nuk dihen motivet që e shtynë të renë që të ndërmerrte aktin ekstrem, për të braktisur foshnjën.