Doli në krah të Benet Becit, Federik Ndoci tregon sherrin në familje me motrën demokrate: Më shumë komunistë ka PD-ja

8 May 2023, 10:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Doli në krah të Benet Becit, Federik Ndoci tregon sherrin në
Frederik dhe Rita Ndoci

Këngëtari Federik Ndoci ka treguar se ka pasur konflikte në familje për shkak të bindjeve politike.

Teksa ishte i ftuar në një studoi televizive për të folur për përfshirjen e artistëve në fushatat elektorale, ai tregoi se e motra mbështet Partinë Demokratike.

“Motra ime nuk përdor as argumentin, as arsyen, vetëm thotë unë jam me ata dhe ata të tjerët s’i duroj. Po mirë moj i them shiko konceptin, a e kupton që është monizëm [duke iu referuar këtu qytetit të origjinës së këngëtarit, që sipas tij ka qenë gjithnjë e majtë dhe nuk është përmirësuar]. Familja jonë ka demokraci perfektë, ne qeshim në fund, nuk shahemi,” – tha Ndoci.

Sipas tij është e rëndësishme që politika të ndryshojë qytetet që merr nën menaxhim dhe jo të mbështetet nga artistët pa sjellë asnjë përmirësim. Ndërkohë që nuk mungoi as debati në studio mes vëlla e motër. 

Këngëtari ruajti një qëndrim disi më stoik nga Rita e cila doli hapur si mbështetëse e Partisë Demokratike.

BISEDA NË STUDIO:

Federik Ndoci: Tani unë po dal sikur jam anëtar i Partisë Socialiste, por më shumë komunista ka te PD-ja. Ky është një realitet që ekziston. Edi Rama tani po sjell në Shkodër një biznesmen.

Rita Ndoci: Ta kishte sjellë, u bënë 10 vjet.


Video