'Më ishin errur sytë, kisha djallin në tru', rrëfimi i Taulant Malaj pasi vrau vajzën dhe italianin!

8 May 2023, 18:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Më ishin errur sytë, kisha djallin në tru',

“Nuk pashë asgjë. Më ishin errur sytë dhe kisha djallin në tru”. Kështu u rrëfye Taulant Malaj, 45-vjeçari që vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja.

Kur karabinierët e arrestuan, ishte ende me rrobat e krimit, të lyera me gjak dhe kishte lënë thikën e kuzhinës brenda makinës. Në gjendje konfuze, pyeste: “Si është Xhesika, a është mirë?”

Djali 5-vjecar i kishte shpëtuar duarve të babait të nevrikosur pasi ishte fshehur prapa divanit dhe në momentin e mbërritjes së karabinierëve, iu besua dajave.  


Video