Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Autoritet britanike kanë shpallur në kërkim tre shqiptarë, pasi janë arratisur nga qendra e emigracionit, teksa ka publikuar dhe fotot dhe emrat e tyre.
BBC News raporton se të shpallur në kërkim në Britani janë tre shqiptarët Arnold Lleshaj, 27 vjeç, Ervin Morati, 20 vjeç dhe Luftim Hallaçi, 20 vjeç.
Mësohet se mes 13 personave të arratisur më 28 prill, nga Yarl’s Wood afër Bedford të Britanisë janë dhe shqiptarët.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të identifikuar dhe gjetur personat përgjegjës. Unë do t’u bëj thirrje drejtpërdrejt këtyre tre burrave që të dorëzohen”, kanë deklaruar autoritete britanike.