Fatura e lartë e pazarit, qytetarët: Djathi ka shkuar 14 mijë lekë!

8 May 2023, 19:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fatura e lartë e pazarit, qytetarët: Djathi ka shkuar 14 mijë

Qytetarët vijojnë të harxhojnë akoma më shumë para për ushqime, fruta e perime, pasi çmimet nuk po bien.

Në një prononcim për A2CNN, qytetarët shprehen se edhe me indeksimin e vjetshëm të pensionit, por dhe bonuset e dhëna nga qeveria, nuk arrijnë t’i përballojnë çmimet e larta.

 Ndër produktet më të shtrenjta janë bulmeti dhe mishi, për të cilat qytetarët thonë se janë detyruar t’i konsumojnë pak.

“E lidhin me naftën apo krizën në Ukrainë situatën, u ngritën çmimet andej u ngritën dhe këtej, ra çmimi i naftës andej, por këtu çmimet e tjera nuk ndryshojnë më të zbresin disa vlera më poshtë."

“Më pak s’do blejmë, por do shtrëngohemi te një produkt tjetër duke mos e blerë.”

“Ata e rritën pensionin nga ana tjetër, këta i ngrenë më shumë çmimet e fruta-perimeve.”

“Perimet ulen tani se ka më shumë prodhim, por prapë nuk merret vesh çdo bëhet, por këtu nuk ndryshon lehtë një gjë. Djathi 1kg, 1400 lekë, imagjino të marrësh gjysmë kile 750 lekë, shumë e shtrenjtë e marrim me pikatore.”


Video