Një shqiptare synon post kryebashkiake në Greqi. Bëhet fjalë për vajzën me origjinë nga Gjirokastra, Kristina (Klara) Jani, e cila synon që pas zgjedhjeve lokale të tetorit të marrë votëbesimin e qytetarëve për t'u vendosur në krye të Bashkisë së Korinthit.
Kristina (Klara) Jani do të garojë në zgjedhje nën siglën e partisë "Rrugedalja politike "(Πολιτική Διέξοδος).
Kristina (Klara) Jani ka lindur në vitin 1991 në Gjirokastër dhe që nga viti 1992 është banor i përhershëm në Bashkinë e Korinthit dhe është aktiv si profesioniste e lirë në sektorin e Transportit Publik (MMM)
Ajo është diplomuar në EPAL të Lutrakiut në specialitetin “Teknik i aplikacioneve IT, PC dhe Rrjete”. Gjithashtu ajo është e diplomuar në IEK Korinth me specialitetin “Shpëtimtar – Ekuipazhi i Ambulancës”.
Si vetë e sëmurë nga Anemia, ajo është veçanërisht e ndjeshme ndaj çështjeve shëndetësore dhe është anëtare aktive e Shoqatës së të sëmurëve nga Anemia Mesdhetare të N. Korinthisë.
Kristina (Klara) Jani është prind i vetëm që nga viti 2013 si nënë e një djali 11-vjeçar. Është vajza e aktivistes së njohur Marianthi Jani.
