Faqet e institucioneve publike dalin sërish offline për 10 orë, AKSHI zbulon arsyen

30 July 2022, 13:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Faqet e institucioneve publike dalin sërish offline për 10 orë,
Foto ilustruese

Faqet online të institucioneve publike do të dalin sërish offline prej orës 14:00 deri në 23:59. Lajmin e ka bërë me dije Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Shkaku i daljes sërish jashtë funksionit do të jetë për shkak se do të kryhet një operacion mirëmbajtje i sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.

"Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.

Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike." thuhet në njoftim.


Video