I gjenden materiale pornagrafike me të mitura në telefon, arrestohet sërish marinari i anijes ku u kapën 60 kg kokainë në Durrës

30 July 2022, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I gjenden materiale pornagrafike me të mitura në telefon, arrestohet
Foto ilustruese

Një ditë pasi u liruan 14 marinarët e anijes që solli afërsisht 60 kg kokainë në Durrës të fshehur brenda në qymyr, një prej tyre është riarrestuar sërish.

Sipas Report Tv, është arrestuar marinari rus Grigory Gorbunov. Nga kqyrja e telefonit të rusit janë konstatuar materiale pornografike me të mitur. Materialet i janë referuar prokurorisë së Durrës dhe po hetohet për këtë vepër penale. Autoritetet kanë njoftuar palën ruse.

Në celularin e Grigory Gorbunov janë gjetur mbi dhjetëra mesazhe foto video që faktojnë aktivitetin e tij kriminal të pornografisë me të mitur.

Anija e larguar dhe bashe më 13 marinarët e tjerë. Ndërsa shtetasi rus ndodhet në Shqipëria në paraburgimin e Durrësit.


Video