AKU thirrje qytetarëve: Mos i hani këto lloj patatinash, janë të dëmshme (FOTO)

30 July 2022, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
AKU thirrje qytetarëve: Mos i hani këto lloj patatinash, janë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë dhe konsumojnë patatinat “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.

Ky njoftim vjen pasi nga analizat në Gjermani është konstatuar prani e elementëve të dëmshëm, si prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë.

AKU bën me dije se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit dhe në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë të mos e konsumojnë atë.

Njoftim për konsumatorin – Autoriteti Kombetar i Ushqimit

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit.

Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë.



Video