Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një krim i rëndë ka tronditur Elbasanin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari Ramis Mici ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetlira Elezin, 37 vjeçe.
Pas krimit të rëndë, ai është larguar nga vendngjarja. Krimi ka ndodhur në lagjen "Skenderbej". Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë 37-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt të rëndë.
Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje të autorit, ndërsa po vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.