Dyshimet për dënimin në Itali, KQZ kërkesë Olsian Çelës: Heto për kryetarin e bashkisë së Divjakës

29 July 2022, 19:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshimet për dënimin në Itali, KQZ kërkesë Olsian
Fredi Kokoneshi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka dërguar këtë të premte një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku i kërkon verifikim të thelluar për kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshi.

Në shkresën dërguar Kryeprokurorit Olsian Çela, KQZ thekson se nga verifikimi i dokumenteve të dorëzuara nga Kokoneshi në momentin e kandidimit për kryebashkiak në zgjedhjet lokale të vitit 2019, nuk ka asnjë të dhënë që ka të bëjë me kushtet e ndalimit për këtë kandidaturë.

Më herët, edhe grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi kërkesë në Prokurorinë e Përgjithshme për verifikimin e figurës së kryebashkiakut socialist.

Sipas PD-së, ai rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qenieve njerëzore dhe prostitucion në Itali. Kërkesa është firmosur nga një grup prej 15 deputetësh ku i kërkohet organit të akuzës të ndjekë procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.



Video