“Çmendet” moti në Librazhd, breshëri zbardh tokat dhe shkatërron të mbjellat (Foto)

29 July 2022, 12:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Çmendet” moti në Librazhd, breshëri zbardh tokat

Në një kohë që pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga vala e të nxehtit me temperatura edhe mbi 40 gradë, në Librazhd të mbjella e fermerëve janë shkatërruar nga breshëri dhe reshjet e shiut.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, stuhia e breshërit ka zbardhur tokat dhe ka shkatërruar të mbjellat momentale. Deputeti socialist Taulant Balla thotë se ka biseduar me ministren Krifca për ngritjen e një grupi pune për verifikimin e dëmeve.

Bujqit e Stëblevës do të marrin ndihmën e nevojshme nga Ministria e Bujqësisë, pas verifikimit të dëmeve nga grupet e punës, thotë më tej Balla. Aq intensive ka qenë stuhia me shi dhe breshër saqë edhe patatet e mbjella kanë dalë mbi dhe.

“Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në fshatin Stëblevë. Kam komunikuar me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca e cila në mënyrë të menjëhershme ka ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve dhe mbështetjen e bujqëve të dëmtuar”, shkruan Balla.



Video